KQZ:Ja kriteret e pranimit për
ekspert kontabël,nisin aplikimet

KQZ:Ja kriteret e pranimit për<br />ekspert kontabël,nisin aplikimet
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot kriteret e pranimit për ekspert kontabël  duke njoftuar  kështu nisjen e aplikimeve brënda datës 15 të këtij muaji për të gjithë të interesuarit për detyrën e ekspertit kontabël në një konferencë para mediave
 
Këta ekspertë sipas KQZ­së do të këqyrin dhe monitorojnë procesin e financimit të fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
 
 “Të ushtrojnë profesionin e tyre për jo më pak se 5 vite, të mos kenë marrë masa disiplinore, vërtetje, të mos kenë qenë i zgjedhur në strukturat e partive poltike në 5 vitet e fundit, apo dhe kandidat i zgjedhur në partitë politike, mos të ketë marrëdhënie krushqie me asnjë nga anëtarët, deri në brezin e katër. Do të hidhen shortet, ku do të bëhen zgjedhjet për auditorët që do bëjnë procesin e monitorimit për financimit e fushatës elektorale. Aplikimi do jetë i hapur deri në 15 korrik.”,- thuhet në njoftimin e KQZ­së

Ja deklarata e plotë e zëdhënëses Hoxhaj:

Ekspertët  kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

-Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të për jo më pak se 5 vjet.
-Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
-Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit. 
-Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
-Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e  fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore 2015 nga partitë politike.

Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 15.07.2015, këtë dokumentacion:

Kërkesë aplikimi;
Deklaratë e nënshkruar nga kandidati  lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipercituara.Janë të lutur të gjithë ekspertët kontabël të cilët plotësojnë kriteret e sipërpërmendura, të aplikojnë pranë KQZ-së dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që ligji na ngarkon.
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë fazë të procesit, është angazhuar në procedurën e relatimit dhe shqyrtimit të kërkesave ankimore paszgjedhore, të paraqitura nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 21 qershorit.
Konkretisht, nga 78 kërkesa ankimore, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për 38 prej tyre KQZ ka vendosur mospranim të kërkesës ankimore, për 22 rrëzim të kërkesës ankimore, për 17 ka vendosur kthim për plotësim të kërkesës ankimore, dhe për 1 KA, subjekti ka bërë tërheqjen e kërkesës ankimore.

Vlen të përmendet se kjo procedurë si rallë ndonjëherë është kryer në një kohë rekord vetëm për 4 ditë, falë interesit dhe vemendjes së shtuar të KQZ për shqyrtimin e kërkesave ankimore brenda afateve kohore të parashikuara në dispozitat e Kodit Zgjedhor.
 
Njëkohësisht,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve punoi intensivisht dhe bëri të mundur miratimin e Tabelave Përmbledhëse të Rezultateve, për 9 nga 10 bashkitë të cilat janë administruar nga më shumë se një Komision i Zonës së Administrimit Zgjedhor. (Nesër në mbledhjen e radhës do të kalojnë për miratim Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për kryetar bashkie dhe këshillin e Bashkisë Tiranë).

KQZ në pritje të përfundimit të procesit të ankimimit kundër vendimeve për miratimin e rezultateve të zonave zgjedhore, do të përllogarisë shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që kanë marë subjektet zgjedhore. 
Së fundi, KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor do të përcaktojë numrin e votave të fituar nga secili subjekt në rang vendi, bazuar në rezultatin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor për votimin për këshillat e qeverisjes vendore.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot