KQZ-ja miraton katër projektvendime të rëndësishme


KQZ
TIRANË, 18 Shkurt / ATSH - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro keto projektvendime:
- "Për miratimin e rregullave për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarit të KQZ-së, që relaton ankimet zgjedhore të regjistruara në KQZ".
- "Për administrimin dhe shpërndarjen e vulave rezervë për KQV-të, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015".
- "Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës së KQV-së, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015".
- "Për emërimin e auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të RKGJC-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015".
KQZ vendosi të emërojë audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015,  Armand Teliti dhe Ened Kërçini.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të shtyjë për në mbledhjen e ditës së premte, datë 20.02.2015 në orën 15.00, shqyrtimin e projektvendimit "Për mbledhjen, administrimin dhe publikimin elektronik të informacionit për rezultatet paraprake në dinamikë".
/k.m//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore