KQZ: Ja si do veprohet me votat
e hedhura në kutitë e gabuara

TIRANE - Gabimet e ndodhura me fletët e gabuara në kutitë e votimit kanë detyruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të aplikojnë një formulë të re për zgjidhjen e këtij problemi. KQZ do të aplikojë një projekt që reflekton ekzistencën e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.

Projekti sjell risi në teknlogjinë e përdorur duke dhënë mundësi për përdorim më të lehtë dhe siguri më të madhe të sistemit. Gjithashtu projekti reflekton ekzistencën e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara dhe njësitë e reja vendore sipas ligjit për ndarjen territoriale. Vënia në zbatim e projektit ka filluar në muajin prill të këtij viti dhe përfundoi ditët e fundit me testimin përfundimtar dhe trajnimin e administratës së KQZ-së.

Sipas njoftimit zyrtar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka prezantuar edhe përmbylljen e projektit “Përshtatja për zgjedhjet vendore e moduleve të zhvilluara për zgjedhjet parlamentare”, në kuadër të plotësimit të Sistemit të Integruar të Administrimit të Informacionit Zgjedhor (IEMIS).

Këto muaj KQZ në bashkëpunim me konsulentët kanë bërë analizën e plotë të kërkesave specifike që duhen për zgjedhjet vendore dhe gjithë  modulet që do të përditësohen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)