KQZ, jep dorëheqjen dhe Jani
Jani: S'mund të rrija indiferent

KQZ, jep dorëheqjen dhe Jani<br />Jani: S'mund të rrija indiferent
TIRANE - Komisioni Qendor i Zgjedhjeve tashmë zyrtarisht ka vetëm 4 anëtarë të mazhorancës, pasi mesditën e sotme anëtari i tretë i propozuar nga e majta parlamentare në këtë institucion, Jani Jani i PBDNJ-së ka dhënë dorëheqjen.

Shkresa e dorëheqjes, drejtuar institucionit të administrimit të zgjedhjeve, për dijeni edhe të Kuvendit të Shqipërisë mban datën e sotme 21 prill, tre ditë pasi deklaroi ngrirjen e marrëdhënieve me KQZ.

Jani Jani sqaron se vendimi i tij për t’u larguar nga ky komision vetëm 2 muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të 23 Qershorit, vjen në shenjë solidariteti me kolegët Ilirjan Muho, Denar Biba dhe Albana Shtylla.

Por sjell në vemendje dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili thekson se institucionet shtetërore në Shqipëri janë skajshmërisht të politizuara, përfshi edhe KQZ-në.

“Pamundësia për të mos qenë indiferent edhe ndaj asaj që është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit për “Institucione shtetërore skajshmërish të politizuara përfshi edhe KQZ-në, po minojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje”, më imponojnë të jap edhe unë dorëheqjen nga detyra e anëtarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.-  nënvizohet në shkresën e dorëheqjes.

Nënkryetari i KQZ-së Biba dhe anëtarja tjetër e propozuar nga PS, Shtylla dhanë dorëheqjen pasi Parlamenti votoi kërkesën e PD-së për shkarkimin e Muhos të propozuar nga LSI.

Sipas Kodit Zgjedhor, në këto kushte KQZ mund te zhvillojë mbledhje me 4 anëtarët e mbetur, por nuk mund të marrë asnjë vendim që kërkojnë shumicë të cilësuar pasi për këto vendimarrje duhet vota e të paktën 5 anëtarëve.

PSE DHASHE DOREHEQJEN
Në letrën e dorëheqjes nga detyra, drejtuar kryetares së KQZ-së, znj.Lefteri Lleshi dhe për dijeni, edhe Kuvendit të Shqipërisë,

"Përgjatë gjithë karieres time profesionale jam munduar me korrektësi dhe moral të kryej punën dhe detyrimet ndaj institucionit. Po të njëjtën gjë kam bërë edhe në pozicionin, jo aq të lehtë për mua, të anëtarit të KQZ-së.

Une dhe koleget e mi u betuam para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në nderin tone për realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike. Dhe këtë gjë, besoj se e kemi bërë deri me sot të pandikuar nga askush, veçse nga gërma dhe fryma e ligjit.

Por, zhvillimet e dhjetëditëshit të fundit brenda e jashtë KQZ-së, nga njëra anë ku njeri prej anëtarëve u shkarkua nga Kuvendi dhe dy të tjerë dhanë dorëheqje për shkak të cenimit të integritetit, pavarësisë dhe ushtrimit të mandatit të anëtarit si edhe vazhdimin e situatës dhe mungesën e një reflektimi real dhe të dukshëm nga politika dhe nga ana tjetër, pamundësia për të mos qenë indiferent edhe ndaj asaj që është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit për “institucione shteterore skajshmërisht të politizuara, përfshi edhe KQZ-në, po minojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje”, më imponojnë të jap edhe unë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Punën dhe përkushtimin e derisotshëm në zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të pakontesueshme jua le në gjykimin e
qytetarëve dhe strukturave institucionale", - përfundon teksti i dorëheqjes. Tre ditë më parë Jani Jani deklaroi se ngrinte veprimtarinë me KQZ çka do të thoshte se nuk do të merrte pjesë në mbledhje.
KQZ me logo
(Në foto: Jani Jani, Albana Shtylla, Denar Biba, djathtas mbledhja e kaluar e KQZ ku mungonin 3 anëtarët )


doreheqja e jani janit

(Foto: Faksimile e letres se doreheqjes se Jani Janit)
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Dom Gjergj Meta: Një provokim pashije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta: Një provokim pashije në tarracën e një bashkie