KQZ vendosi që mandatin e deputetit në vend të Erjon Veliajt në qarkun e Gjirokastrës ta marrë Vladimir Kosta, mandatin e Ilirjan Celibashit në qarkun e Fierit ta marrë Anduel Xhindi, mandatin e Milena Haritos në qarkun e Tiranës ta marrë Enkeleda Shkreli Shamku, mandatin e Eglantina Gjermenit në qarkun e Fierit ta marrë Adelina Rista, mandatin e Klajda Gjoshës në qarkun e Tiranës ta marrë Kejdi Mehmetaj dhe mandatin e Nasip Naços në qarkun e Beratit ta marrë Silva Caka.
Lajmi për dorëzimin e mandatit të deputetit nga 7 ministrat u bë i ditur dje nga ministri Celibashi në faqen e tij sociale Facebook ku shkruante se "me dorëzimin e mandatit të deputetit përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive"
Kejdi Mehmetaj është deputetja më e re në Parlament. Ajo është vetëm 20 vjeçe në zgjedhjet e 23 qershorit dhe ka kandiduar në Njësinë nr. 10 në Tiranë. Ajo është nënkryetare e LRI-së.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)