KQZ: Jo korrektim sistemit
zgjedhor, të shtohen KZAZ

KQZ: Jo korrektim sistemit<br />zgjedhor, të shtohen KZAZ
TIRANE- KQZ nuk kërkon ndryshim të sistemit apo korrektim të tij, por shtim të zonave të administrimit zgjedhor. Në draftin, që KQZ ka dërguar në komisionin e reformës zgjedhore, kërkohet shtimi në 100 nga 66 i numrit të KZAZ.

Kërkesa synon, që puna për menaxhimin e zgjedhjeve të mos përqëndrohet vetëm në duart e pak individëve, që mund ta bllokojnë atë. Po ashtu KQZ kërkon, nisur nga pengesat, që dolën në zgjedhjet e 8 majit, që fletët e votimit duhen prodhuar të paktën 1 muaj me herët nga çfarë parashikon Kodi aktual. Në Kodin e ri duhen përcaktuar afate të reja për ruajtjen e fleteve, të cilat tashmë s'duhen djegur siç është vepruar deri më tani, por ricikluar. Kërkohet të ripërcaktohet renditja e koalicioneve dhe subjekteve në fletën e votimit.

Në rast se një anëtar i KQZ apo i komisioneve të niveleve të dyta largohet për mbi dy orë nga vendi i punës ditën e zgjedhjeve, atëherë ai duhet të shkarkohet automatikisht. Një tjetër element që KQZ kërkon të shtohet në kod, për të shmangur vonesat që ndodhën në 8 maj, është dhe hapja e njëkohëshme e të gjitha kutive në qendrën e numërimit. Më pas të nisë numurimi, sipas ngjyrës së fletëve dhe organit për të cilin garohet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete