KQZ, katër ditë kohë PD-së të
dorëzojë emrat për KZAZ-të

KQZ, katër ditë kohë PD-së të<br />dorëzojë emrat për KZAZ-të
Komisioni Qendror i zgjedhjeve do t’i lërë partive të opozitës afat për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve deri në datën 19 mars.
 
Procedurat për regjistrimin e emrave të partive me të drejtë anëtarësh, kishin si afat të fundit datën 5 mars, por anëtarët e komisionit, pas kësaj date, kanë 15 ditë afat për ngritjen e KZAZ, afati i fundit ky sipas Kodit Zgjedhor.
 
Kjo është hapësira e fundit që do t’i jepet edhe partive të opozitës për të çuar emrat e tyre. Ajo do të vlejë për Partinë Demokratike, e cila detyroi aleatët e saj, PR dhe PAA që të çregjistrohen pak ditë më parë.
 
Procesi i administrimit zgjedhor, deri tani jep përshtypjen se opozita do t’i bojkotojë ato. Ndërkohë, partitë kryesore të mazhorancës, procesin në fjalë e kanë kryer.
 
Aleati i fundit i të majtëve që u regjistrua si subjekt zgjedhor, nga Komisioni i Zgjedhjeve në mbledhjen e fundit, ishte Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e Shpëtim Idrizit. Gjithashtu në mbledhje u regjistruan edhe 5 parti të tjera.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg