KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive shqyrtojini jo më vonë se 24 orë! Të mos krijojmë vonesa në printimin e fletëve të votimit

KQZ i ka dërguar kërkesë Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që ankimet e partive politike të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë nga depozitimi i tyre. Në letrën e dërguar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se qëllimi i shqyrtimit me shpejtësi është që të shmangen vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit.

KQZ sqaron se çdo vonesë në gjykim krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara. Ndër çështjet më të rëndësishme që pritet të shqyrtojë Kolegji Zgjedhor është emri i Ilir Metës në fletën e votimit të koalicionit me Berishën dhe çështja e Qerim Ismailaj.

Një ditë më parë, KAS vendosi që emri i kryetarit të Partisë së Lirisë të jetë në fletën e votimit ndërsa Kolegji Zgjedhor pritet të japë 'fjalën e fundit'. 

Ndërkohë më 24 prill pritet që të shqyrtohet ankimi i PD për të mos regjistruar në zgjedhje si kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës Qerim Ismailajn. Sipas PD Ismailaj preket nga ligji i dekriminalizmit ndaj nuk duhet të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Letra drejtuar KQZ

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!