KQZ kthen 36 qendra votimi në
ambiente private për verifikim

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje projektvendimin “Për miratimin e procedurave që do të ndiqen për plotësimin e fltetëve të votimit (fletë votimi test), që do të përdoren gjatë testimit paraprak të Sistemit Elenktronik të Numërimit të votave”.

Sipas këtij vendimi sasia e fletëve të votimit të cilat do të plotësohen dhe më pas do të numërohen në testin e parë do të jetë 6000 copë. Nga 3000 copë që do të ketë të drejtë admnistrata e KQZ që të plotësojë, 300 prej tyre do të plotësohen nga përfaqësuesi i PS në KQZ, ndërkohë që pjesa tjetër do tu jepet edhe anëtarëve të propozuar nga forcat politike.

Gjithashtu dje u miratua projektvendimi “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 132 qendra votimi që përmbante propozimi, miratoi me Konsensus 96 qendra votimi në ndërtesa private për Qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Durrësit,. KQZ vendosi që të bëhet verifikim i mëtejshëm për 36 qendra votimi, të propozuara për tu vendosur në ndërtesa private.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi