TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer 8 subjekte politike për pasaktësi dokumentacioni në shqyrtimin e listave shumëemërore.
Sërish ka qenë i dukshëm shqetësimi për kandidatët, që figurojnë në disa lista në qarqe të ndryshme të vendit.
Subjektet politike të kthyera për verifikim dokumentacioni janë:
Partia Social Punëtore
Partia Levizja Demokratike për Ndryshim
Partia Ora e Shqipërisë
Partia Balli Kombëtar
Partia Mendimi i Djathtë
Partia Lidhja Demokristiane
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Uniteti Kombëtar
Gjithsej KQZ ka marrë në shqyrtim 22 subjekte politike, por pa shqyrtuar partitë e mëdha të koalicionit si PS, PD dhe Lëvizja Socialistë për Integrim. Parti të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e së shtunës.
Ndërsa përfaqësusei ligjor i PS Genc Gjoncaj ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për mungesën e raportit dhe diskutimit publik të tij për numërimin elektronik në Fier, i cili ende mungon.
Në fjalën e tij Gjoncaj tha se para zgjedhjeve “ne kërkojmë informacion lidhur me fletën e votimit, identifikimin elektronik të zgjedhësve, kërkoj një kopje të kompanisë fituese”.
“Numërimi elektronik në Fier, ne kemi paraqitur vërejtje për testin e bërë. Për realzimin e këtij projekti duhet një raport për këtë provë testimi, të diskutohet në një seancë publike, jemi 44 ditë në afatet që lidhin ditën e zgjedhjeve. Kur do kemi këto të dhëna?” .
Ne mledhjen e djeshme KQZ ka shqyrtuar listat shumëemërore për 31 parti të tjera ndërsa janë miratuar vetëm 23 subjekte, pasi 8 të tjera janë kthyer për plotësim të listave shumëemërore.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com