KQZ kthen SEN, ka mangësi
dhe nuk është i shpejtë

KQZ kthen SEN, ka mangësi<br />dhe nuk është i shpejtë
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shqyrtojë sot raportin mbi realizimin e provës së testit të datës 13 Prill 2013, lidhur me projektin e Sistemit Elektronik të Numërimit, SEN. Ndonëse KQZ po i lë një afat tjetër kompanisë fituese për rikuperimin e disa mangësive, ende nuk dihet nëse do të ndryshojë fleta e votimit në Qarkun e Fierit, pasi fleta që numëroi skaneri i SEN përmbante vetëm 42 subjkete, ndërkohë që në KQZ janë regjistruar 66 subjekte.

KQZ konsatoi një sërë problematikash, ku më e rëndësishmja ishte pasiguria. “Sistemi nuk dallonte në pjesën e kuadratit të bardhë në të djathtë të partisë ku vendosej shenjimi nëse ishte shenjë apo shkrim. Në këtë mënyrë votuesi mund të vendos cdo shenjim në kuadratin e bardhë dhe sistemi e konsideron të vlefshëm. Prova nuk filloi me gjenerimin e “raportit zero” i cili duhet të garantojë që paraprakisht në sistem nuk ka informacion të mbetur (detyrim i përcaktuar në aneksin II, pika 1.9 të kontratës)”, thhuhen në raport.

Ndërkohë që në këtë raport paraqitet dhe një pasiguri e madhe lidhur me skanimin e fletëve të votimit dhe ngadalësimin e procesit për numërimin e tyre. “Skanimi i dy fletëve përnjëherë dhe që skaneri nuk ndalonte automatikisht por duhet të ishte operatori që të konstatonte këtë fakt dhe të ndalonte skanerin, ishte një procesi, i cili nuk garanton saktësi 100%, pasi nuk mund të bazohet saktësia e makinerisë të vëmendja e operatorit.

Proçesimi i fleteve filloi ne oren 10:18 dhe mbaroi ne oren 17:58 (Raporti Indra) nisur nga praktika e deritanishme, per nje volum të tillë të numërimit të fletëve të votimit ngritja e 5 grupeve të numerimit do të kishte nxjerrë rezultat më të shpejtë”, thuhet në raportin e KQZ. Ky raport pritet që të vërë në diskutime të gjatë dhe përfaqësuesit ligjor të PS në KQZ, të cilët e kanë konsideruara numërimin e sistemit elektronik që do të aplikohet në Qarkun e Fierit si të dështuar.

RENDITJA E SUBJEKTEVE

KQZ pritet që të hedhë sot shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore. “Nisur nga rëndësia e procedurës që do të zhvillohet në mbledhjen e nesërme, nëpërmjet së cilës përcaktohet renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, KQZ-ja realizon edhe këtë komunikim mediatik për të gjithë palët e interesuara që kanë interes të ligjshëm në këtë procedurë administrative.

Ky komunikim, përveç atij të realizuar në faqen e saj zyrtare sikundër është detyrimi i përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, ka për qëllim të sigurojë prezencën e të gjithë përfaqësuesve ligjorë të subjekteve zgjedhore të regjistruar për zgjedhjet e datës 23.06.2013.”- deklaroi zëdhënësja e KQZ-së në një konferencë për mediat. Po ashtu sot KQZ do të miratojë edhe projekt-vendimin për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 0215, Komuna Bërdicë, qarku Shkodër. Priten dhe një sërë vendimesh të tjera, të cilat kalojnë edhe me vetëm 4 votat e anëtarëve aktual në KQZ.

KQZ PËRPLASET ME MINISTRINË E ARSIMIT
Ngritja e KZAZ, vendet ku do të bëhet dhe numërimi i votave, duket se do të sjellë probleme me Ministrinë e Arsimit. Një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme dhe dy javë para provimeve të maturës shtetërore, Ministria e Arsimit përplaset me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për godinat e shkollave. Sipas ngritjes së KZAZ, 9 gjimnaze në të gjithë vendin janë zgjedhur nga KQZ si ambiente të përshtatshme për vendosjen e zyrave të KZAZ-ve.

Kjo do të thotë se rreth 4500 maturantë, do të zhvillojnë provimet në të njëjtin vend, ku do numërohen edhe votat. Shkresa zyrtare e Ministrisë se Arsimit ende nuk ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Lidhur me këtë çështje kryetarja e KQZ Lefetri Lleshi u shpreh, se do të shqyrtojë propozimin e ministrisë sapo të njihet me të, për ta diktuar më pas edhe me përfaqësuesit e partive politike në institucionin zgjedhor. Por nëse në Tiranë ka shanse për zhvendosjen e zyrave të KZAZ-ve në shkolla të tjera 9-vjeçare në rrethe këto mundësi janë të pakta ose thuajse nuk eksitojnë.

Në rastin më të keq, kur nuk ka ambiente të tjera ose partitë politike nuk miratojnë ndryshimin e objekteve ekzistuese, gjimnazistët do të zhvillojnë dy provimet e datës 29 qershor në të njëjtën godine, ku numërohen votat. Përplasja e maturës shtetërore me administrimin e votave në te njëjtin vend, do të rrezikojë standardet e të dy proceseve shumë të rëndësishëm, ku njeri përcakton qeverinë e katër viteve të ardhshme dhe tjetri të ardhmen e maturantëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)