KQZ kundër BE: TV të pranojnë
kasetat e montuara nga partitë

KQZ kundër BE: TV të pranojnë<br />kasetat e montuara nga partitë
TIRANE - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kundërshton BE-në duke detyruar edhe TV private të transmetojnë kronika me kasetat e partive.

Kështu rikthehet në vëmëndje cështja e kasetave të ofruara me lajme të gatshme nga partitë për fushatën zgjedhore. Kjo gjë është kritikuar ashpër edhe në progres raportin e Bashkimit Europian pasi sjell pasoja te qytetarët, të cilët në një formë a tjetër manipulohen . Por përpos kritikave asgjë se ka ndalur KQZ që të miratojë projektvendimin kushtëzues .

Me anë të një projekt-vendimi dje institucioni zgjedhor vendosi me 4 vota që televizioni publik, por këtë herë surpriza dhe habia detyron edhe televizionet private, të transmetojnë materiale filmike të miratuara më parë dhe të sjella me kasetat e ofruara nga vetë selitë e partive.

Ky kushtezim që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po bën ndaj televizioneve e automatikisht ndaj qytetarve sjell edhe njëherë fenomenin e zgjedhjeve vendore të 2011 ku pasqyrimi i fushatës elektorale u zhvillua nëprmjet kasetave e dvd të trukuara nga partitë sipas interesave të tyre .

Kjo gjë i detyron qytetarët të njohin nga partitë jo realitetin, por atë që vetë partitë duan të paraqesin.

Ndonëse në zgjedhjet vendore të 2011 situata e krijuar në televizione me kasetat vinte për shkak të boshllëkut që krijonte ligji, këtë vit , ato e kanë të detyrueshme të transmetojne materialet e vëna në dispozicion por kujtojme këtu që materialet e partive vinë thuajse të cunguara dhe jo bruto pasi kamerat e televizioneve private nuk ndjekin më nga afër aktivitetet , duke sjellë në këtë mënyrë selektimin e materialeve që në montazhet që vetë selitë partive kanë në dispozicion .

Në projektvendimin e KQZ sanksionohet qartë se si duhet të procedojnë televizionet private pasi thuhet se “informacionet mbi aktivitetet e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”.

VENDIMI I MIRATUAR DJE NGA KQZ
Vendimi “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televiozionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”.

KQZ vendosi që Operatorët radiotelevizivë privatë në informacionet dhe edicionet e zakonshme e të veçanta për pasqyrimin e fushatës zgjedhore duhet të zbatojnë këto procedura:
a- duhet të përcaktojnë qartë subjektin zgjedhor përkatës
b- informacionet mbi aktivitetet e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e KQZ-së
c- logoja e partisë politike apo koalicionit zgjedhor, duhet të jetë e dukshme, jo më e vogël se logoja e operatorit audioviziv që e transmeton dhe të qëndrojë në ekran jo më pak se një e treta e kohës së transmetimit të materialit, spotit apo reklamës zgjedhore.

d- Në rast se operatori refuzon të transmetojë materialet e përgatitua nga vetë subjekti zgjedhor, operatori njofton menjëherë dhe i’a vë në dispozicion menjëherë Bordit të Monitorimit të Medias këto materiale për ti verifikuar. Bordi i monitorimit të Medias vlerëson materialin dhe i propozon raportin përkatës për miratim KQZ-së brenda 12 orëve. BMM nëse vlerëson se materiali plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së transmetimin e materialit nga opertaori, në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së. BMM nëse vlerëson se ky material nuk i plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së kthimin e materialit subjektit zgjedhor. KQZ merr vendim brenda 24 orëve në lidhje me propozimin e BMM. BMM monitoron zbatimin e vendimit të KQZ-së.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore