KQZ-Kuvendit: Harmonizoni Kodin
dhe ligjin e ndarjes së re territoriale

KQZ-Kuvendit: Harmonizoni Kodin<br />dhe ligjin e ndarjes së re territoriale
TIRANE - Me këtë Kod Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në vëshirësi për të mbajtur zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Kjo pë shkak të mos harmonizimit mes Kodit dhe ligjit të ndarjes së re administrativo-territoriale.

Nënkryetari i KQZ Denar Biba në një intervistë për televizionin A1 Report na njofton se vëtëm një ditë më parë Kuvendi ka marrë një letër në emer të institucionit më të lartë zgjedhor ku është vënë në dijeni për vështirësitë që sjell mos akordanca mes dy ligjeve.

Biba e bën më të thjeshtë shpjegimin kur na sjell edhe shembuj se ç’mund të ndodh kur kodi zgjedhor që është aktualisht në fuqi parashikon zgjedhje edhe për minibashkitë apo komuna, por ligji i ri për ndarjen territoriale nuk i parashikon ato. Poashtu edhe me ZAZ-të, dhe në fund me shpalljen e rezultatit do të ketë problematika. 

Ndonëse ishte parashikuar që qeveria në janar të ndërmerrte nismën për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, ajo u tërhoq nga propozimet duke ja lënë në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve propozimet për ndryshimet në Kod, ku KQZ-ja, nëse do të hasë në vështirësi në zbatimin e Kodit gjatë procesit të organizimit të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, pikërisht për shkak të hartës së re, atëherë ajo do të duhet t’i drejtohet zyrtarisht Parlamentit për ndihmë.

letra biba per a1 report

Më poshtë intervista e plotë e Denar Biba për A1 Report:
 
Zoti Biba Kodi Zgjedhor është ende në pritje të ndryshimit për t'iu përshtatur reformës territoriale. A vështirësohet puna e KQZ kur në disa pika këto të dyja nuk përputhen? 
Praktikisht në vitin 2014 doli ligji për ndarjen e re territoriale te njesive vendore ne Republikën e Shqipërisë. Ligji i ri është një ligj që duhet përforcuar në hierarkinë e ligjeve njësoj si Kodi Zgjedhor, i cili nga ana tjeter është instrumenti në bazë të të cilit funksionon Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Por nga ana tjeter me një sy fare të lirë por prej profesionisti kupton se të dy ligjet me të njëjtën forcë ligore, e theksoj, kanë probleme të harmonizimit me njëri-tjetrin. Praktikisht kodi aktual që kemi në fuqi i pandryshuar, detyron KQZ që të kryej zgjedhje, psh për Tiranën të kryej zgjedhje edhe për minibashkitë, ndërkohë që tani fare mire ë dimë që nuk do ketë më zgjedhje për minibashkitë apo edhe për komunat. Kjo dhe elementë të tjerë bëjnë që të krijohet një situatë mosfunksionale është më e pakta për të thënë, sepse me gjasa mund të kemi dhe përplasje ligjore mes këtyre dy akteve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka bërë me dije këtë situate Kuvendit duke qënë se ky i fundit është dhe organi që ka prodhuar këto dy akte dhe uroj që pas kësaj vetedije të nxitur nga KQZ të marrë sa më shpejt masat për harmonizuar situatat të cilat mund të krijojnë probleme, për t'ju thënë vetëm disa, pasi ju shpjegova rastin e Tiranës ku Kodi Zgjedhor parashikon dhe zgjedhjet për minibashkitë, nderkohë që ato nuk ekzistojnë. Psh merrni rastet e ZAZ–ve që është dhe problemi më i mprehtë aktualisht. Ndarjet e ZAZ-ve nëse nuk do të adoptohen nuk do të harmonizohen pra nese nuk do të përshtatet Kodi me ndarjen territoriale një zonë e administrimit zgjedhor mund të bjerë mund t'i korenspondojë më shumë se një bashkie. Përfytyroni që në zgjedhjet vendore, fletët e votimit janë me ngjyra të caktuara të dallueshme nga njëra-tjetra, se çfarë situatash do të krijohen kur një ZAZ do të bjerë në më shumë se një bashki do të ketë fletë votimi me ngjyra nga më të ndryshmet duke sjellë konfuzion. Akoma problematike edhe në lidhje me regjistrimin e kandidaturave dhe së fundmi do të sjelllë edhe vonesa në lidhje me rezultatin.

biba per a1 report

Pra ju i kërkoni Kuvendit që të marrë inciativën e të ndryshojë ligjin pra të vihet në lëvizje në bazë të kërkesës suaj? 
Kjo nuk është një iniciativë legjislative pasi KQZ në respekt të Kushtetutës nuk e ka këtë kapacitet dhe ne nuk i jemi drejtuar Kuvendit nga pozita e një nxitësi për një iniciativë legjislative, ne vetëm i kemi sjellë në vëmendje megjithë respektin e theksoj si ogani që i ka prodhuar këto dy ligje që mes këtyre të dyve ka probleme për shkak te mos harmonisë mes tyre. Kjo sjellë situata që e vështirësojnë shumë punën e KQZ për realizimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore