KQZ, lista me zgjedhësit
e 2011,vonesa nga vendorët

TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor shpreh shqetësimin se 82 njësi vendore për qendrat e votimit në rrethe janë me probleme përsa u përket informacioneve të kërkuara nga ky institucion. Në një deklaratë për shtyp, KQZ saqron se numri i zgjedhësve në qëndrat e votimit, në 42 njësi vendore është nën ose mbi numrin e përcaktuar me ligj, përkatësisht nën 200 zgjedhës dhe mbi 1000 zgjedhës, ndërsa për Qarkun e Tiranës mbi 700 zgjedhës 43 njësi vendore nuk përcaktojnë fare numrin e zgjedhësve për çdo qëndër votimi. Dy njësi kanë dhënë numër zgjedhësish të vitit 2011, pa pasqyruar ndryshimet dhe lëvizjet demografike në këto njësi. Ndërsa hartën e njësisë të qendrës së votimit, për zgjedhje e kanë sjellë deri tani vetëm 80 njësi vendore. Në deklaratë thuhet se nga 301 njësitë vendore që kanë sjellë informacion, 204 prej tyre kanë përmbushur detyrimet në përputhje me Udhëzimin e KQZ-së. “Iu bëjmë edhe njëherë thirrje drejtuesve të organeve të qeverisjes vendore që të shpejtojnë punën e tyre dhe të sjellin sa më parë dokumentacionin ligjor në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe të Udhëzimit të KQZ Nr.1, datë 12.12.2012 pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do procedojë me vendosjen e saksioneve administrative në ngarkim të personave përgjegjës. Kujtojmë se shkeljet e konstatuara apo refuzimi për bashkëpunim ose për të dhënë informacione KQZ-së që parashikohen nga Kodi Zgjedhor, nga ana e personave të ngarkuar me detyra sipas këtij Kodi, ndëshkohet me gjobë”, përfundon deklarata për mediat.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot