Por lidhur me këtë fakt pati diskutime edhe sa i takon shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit.
Pasi ka çelur ankandin për riciklimin e materialeve të votimit, kryetarja e KQZ tha se metoda e riciklimit redukton koston për asgjësimin e fletëve të votimit dhe nuk ndot ambientin.
Ndërsa, Njazi Kosovrasti pati kundërshtime lidhur me mënyrën sesi u shtjellua materiali, duke e cilësuar jonormale. Sipas Kosovrastit, “Ministria e Financave është e detyruar t’i përgjigjet KQZ-së”.
KQZ diskuton mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit
Në mbledhjen e sotme, katër anëtarët e KQZ pritej të votonte për asgjësimin e fletët e votimit dhe të materialeve të tjera zgjedhore të përdorura në zgjedhjet e përgjithshme, por pas debateve lidhur me buxhetin e nevojshëm votimi u shty për nesër.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot, ditën e Hënë, më datë 01.09.2014, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Projekt-vendim: “Për një ndryshim në Vendimin nr.8, datë 10.02.2014, “Për miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 23.06.2013.
Projekt-vendim: “Hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 10 shkurt të vitit 2014 vendosi që fletët e votimit që u përdorën për zgjedhjet e vitit 2013 të riciklohen. Pas këtij vendimi të marrë në muajin shkurt, institucionit hapi tenderin dhe nesër do të mblidhet për të vendosur asgjësimin e tyre përfundimtarë. Për zgjedhjet e 23 qershorit institucioni bleu rreth 4 milion fletë votimit të cilat tani më do të shkojnë për riciklim. Por për këtë më parë institucioni duhet të marrë vendimin për hapjen e kutive të votimit nga të cilat do të dalin edhe fletët e përdorura përgjatë zgjedhjeve të vitit që shkoi ku e majta fitoi ndaj të djathtës dhe solli në qeveri Edi Ramën.
Kjo është hera e parë që fletët e votimit në Shqipëri shkojnë për riciklim. Të ardhura që do të vijnë nga ky proces do të shkojnë për institucionin i cili duhet të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2015.
Hapja e kutive të votimit të zgjedhjeve të vitit 2013 u bë në mënyrë të pjesshme rreth një vit më parë ku institucioni vendosi rinumërimin e votave për qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës të cilat u hodhën poshtë më pas nga Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)