TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar unanimisht kërkesën LSI për caktimin e antarit të këtij subjekti në përbërje të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor si partia e dytë opozitare. Katër anëtarët e mazhorancës në KQZ, (pa 3 anëtarët e opozitës të dorëhequr) votuan pro kërkesës së LSI.
Miratimi i kësaj kërkese sjell heqjen e antarit të PBDNJ dhe zëvendësimin me atë të LSI. Kërkesa është depozituar dje në komision nga përfaqësuesi Ligjor i kësaj force politike Ylli Manjani, por nuk është marrë në shqyrtim me pretendimin e shkeljes së Kodit Zgjedhor nga pikpamja e kohës si dhe për arsye të mos prezencë së PBDNJ si subjekt që prekej drejtpërdrejt nga ky vendim.
Sipas relacionit shoqërues të aktit LSI i kërkonte KQZ-së që të caktohet si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ pas pranimit dje nga KQZ të kërkesës së PR-së, së cilës i njohu të drejtën për të caktuar anëtar në KZAZ, si parti e dytë e shumicës parlamentare.
"LSI duhet të ketë anëtarë në KZAZ si forcë e dytë e opozitës"- tha përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ylli Manjani.
"Jam pro kërkesës së LSI, është e bazuar në ligj"- tha Vera Shtjefni, ndërsa Klement Zguri i PR-së tha se LSI e gëzon të drejtën për të kërkuar komisionerë në KZAZ
"Na mbani me kimet se boll presione kemi pasur"- tha anëtari i KQZ-së, Osmanaj pasi kërkesa u miratua.
Nisur nga fakti se LSI tashmë renditet si parti e opozitës parlamentare dhe në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 2009-s ku LSI renditet e dyta nga numri i mandateve në grupin e partive të opozitës parlamentare, duhet të caktohet ajo forca që ka të drejtë të propozojë anëtar në KZAZ.
Mbledhja u mbyll me shprehjen e Manjanit: "Vdekje fashizmit"
Në bazë të renditjes sipas numrit të mandateve që kanë fituar partitë politike nga zgjedhjet pararendëse rezulton se partitë që vinë pas Partisë Socialiste dhe i përkasin grupit të partive të opozitës parlamentare, janë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com