KQZ, më 2 shtator posti
i Ristanit mbetet bosh

KQZ, më 2 shtator posti<br />i Ristanit mbetet bosh
TIRANE- Kryetarja e Parlamentit njoftoi sot se më 2 shtator do të shpallet vakant vendi i kreut të KQZ-së dhe do të nisin procedurat për zgjedhjen e njeriut që do të ulet në karrigen e drejtuar deri tani nga Arben Ristani.

Topalli informoi se në fillim të shtatorit komisioni i ligjeve hap procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas saj do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të bëjë përzgjedhjen dhe çdo kush ka të drejtë të konkurojë për këtë post duke paraqitur CV dhe dokumentacion.

Dekretimi nga Presidenti Bujar Nishani i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor i hapi rrugë riformatimit të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas dispozitave të përcaktuara ligjore, votimi në seancë i trupës së re të institucionit të menaxhimit të proceseve zgjedhore do të duhet të realizohet brenda mesit të muajit shtator. Pika 181 e kodit të ndryshuar përcakton momentin kur duhet të bëhet zëvendësimi i anëtarëve aktualë ndërsa thotë se "Kuvendi 30 ditë nga data e shpalljes së ndryshimeve të këtij ligji zgjedh anëtarët e KQZ-së".

Duke llogaritur 16 gushtin si datën e dekretimit të ligjit atëherë duhet që brenda shtatorit të përfundojë procesi i përzgjedhjes dhe votimi i anëtarëve në Kuvend. Kodi parashikon se gjashtë anëtarë të KQZ-së zgjidhen përkatësisht: dy me propozim të partisë më të madhe të mazhorancës, dy me propozim nga partia kryesore e opozitës dhe dy anëtarët e tjerë vijnë si propozime nga partitë e dyta të mazhorancës dhe opozitës. Kandidati i kreut të KQZ-së do të votohet jo më vonë se 10 ditë nga zgjedhja e anëtarëve të tjerë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta