TIRANE - KQZ miratoi me 4 vota kërkesën e deputetit të PS, Arben Malaj për të kandiduar si i i pavarur në zgjedhjet e 23 Qershorit në Vlorë. Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve filloi me debate për listat e kandidatëve.
Kryetarja e KQZ-zë, Lefteri Lleshi bëri të ditur se sipas aktit normative, listat do të bëhen publike pas 14 majit, ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genci Gjonçaj tha më se nuk kishte asgjë të keqe nëse publikoheshin më përpara.
“Megjithëse i kuptojmë afatet nuk ka asgjë të keqe, që listat të bëheshin publike përpara 14 majit për hir të transparencës dhe njohjes së aleatëve, por dhe kundërshtarëve tanë”- tha Gjonçaj.
Lleshi u kundërpërgjigj: “Fola një herë qartë. Brenda aktit të parashikuar në Kod do ta keni”.
PD-LSI PROPOZOJNËANËTARIN E 3 DHE TË 4 Partia Demokratike dhe ajo e LSI kanë të drejtën të propozojnë emrat për anëtarin e tretë dhe të katër në grupet e numërimit. Vendimi u mor sot nga 4 anëtarë.
“PD, të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013.Në listën e partive të opozitës parlamentare është vetëm LSI që plotëson kriteret e nenit 96, pika1 të kodit zgjedhor, pra ka fi tuar më shum se dy mandate dhe rrjedhimisht kjo parti do të propozojë anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave”, - thuhet në vendimin e KQZ.
Gjithashtu po sot KQZ bëri zëvendësimin e një anëtari të Bordit të Medias. Basir Çollaku i cili u emërua drejtor i ATSH, do të zëvendësohet nga Bledi Stefa.
(ad.ti/ma/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44