KQZ, mazhoranca kundër propozimit
të Komisionit të Venecias

KQZ, mazhoranca kundër propozimit <br />të Komisionit të Venecias
TIRANE - Shqyrtimi i rregullores së funksionimit të organizimit të KQZ dhe konkretisht neni 4 i saj, i cili përcakton kompetencat e kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ, u debatuan mes palëve që nuk gjetën konensusin as për të miratuar variatin e propozuar nga Komisioni i Venecias, ç`ka ndante kompetencat mes kryetarit dhe zv,kryetarit.

Ndërkohë që nga ana e tyre 2 anëtarët e propozuar nga e majta, kishin bërë një seri ndryshimesh në rregulloren e brendshme të institucionit, ku parashikonin kundërfirmën për çdo dokument të dalë nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve që është i firmosur nga kryetarja. Ndryshe nga varianti i administratës që i jepte këtë të drejtë nënkryetarit vetëm për urdhërimet e brendshme.

Ky propozim u quajt nga kryetarja Lefteri Lleshi si tentativë për të dubluar kompetencat e saj, duke e bërë institucionin me bashkëkryetarë. Ndërsa,sipas Denar Bibës, kjo është një e drejtë legjitime. Pas një konsulte rreth 45 minuta dhe me ekpertin e Komsionit të Venecias pranë KQZ-së, u vendos që të kopjohej fjalë për fjalë neni 20 i Kodit Zgjedhor që rregullon këtë marrëdhënie.

“Të gjitha aktet e nxjerra nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme. Bëjnë përjashtim rastet kur Kryetari ose Zëvendëskryetari nuk ushtrojnë funksionet për arsye objektive”, thuhet në nenin 20.

Ndërkohë që pjesë e depatit u bë edhe propozimi i anëtarës Albana Shtylla, e cila propozoi që administrata duhet të japë informacionin e kërkuar nga anëtarët brenda afateve të kërkuara nga ta si dhe në mungesë të këtij informacioni t`i drejtohen sekretares së përgjithshme dhe më pas kryetares. Ky propozim u rrëzua, pasi sipas kryetares administrata e ka bërë gjithmonë një gjë të tillë.

PROPOZIMI I JANIT


Gjatë mbledhjes së djeshme debatet u përqëndruan edhe në nenin 6 të rregullores së organizimit të KQZ, ku sipas anëtarëve të propozuar nga PS kërkohej që anëtarët në raport te palët e treta kur përfaqësojnë   zyrtarisht institucionin, duhet të mbajnë qëndrimet e nxjerra nga KQZ. Ndërsa në raport me mediat apo publikun, shprehin qëndrimin e tyre.

Ky propozim u mbështet edhe nga anëtarëte propozuar nga PD dhe ai i LSI dhe u votua kundër nga ata të propozuar nga PS. “Kërkoj një riformulim në rastet kur përfaqësohet zyrtarisht institucioni në marrëdhënie me të tretët, duke hequr publikun dhe median, anëtarët të mbajnë qëndrimet në përputhje me aktet apo dhe udhëzimet e KQZ”, u shpreh Jani.

DISKUTIMET:

Propozimet e pakicës për rregulloren, përplasin anëtarët

Biba: Ajo që ne kemi adaptuar ka qenë varianti i propozuar nga eksperti i Komisionit të Venecias. Ne i qëndrojmë këtij neni, i cili dallon nga propozimi i ardhur në draftin e administratës.

Admnistrata: Ne e kmi përfshirë rekomandimin e ekspertit të Venecias, por kemi bërë disa ndryshime në terminologji. Kemi specifikuar përsa i përket firmosjes së udhëzimeve.

Biba: Neni 20 i Kodit Zgjedhor parashikon kompetencat e kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ. I referohemi këtu një letre të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku letra duhet të ishte e kundërfirmosur edhe nga nënkryetari. Propozimi i Venecias është që kryetari dhe zvendëskryetari nënshkruajnë të gjitha aktet e nxjerrë nga KQZ. Aktet që dalin nga kryetari përballë të tretëve duhet që të kenë dhe kundërfirmën e nënkryetarit të KQZ.

Shtylla: Kemi propozuar një nen të ri për procedurat e përcaktimit të drejtave të anëtarëve të KQZ. Nëse administrata nuk garanton të drejtën për të dhënë informacione të kërkuara nga ne, ne t`i drejtohemi sekretarit të përgjithshëm, dhe më pas kryetarit.

Osmanaj: Edhe kur kryetari apo zvendëskryetari ka takime me të tretët duhet të na informojë ne. Takoheni me ODIHR dhe nuk na informoni.

Jani: Kërkoj një riformulim në rastet kur përfaqësohet zyrtarisht institucioni në marrëdhënie me të tretët, duke hequr publikun dhe median, anëtarët të mbajnë qëndrimet në përputhje me aktet apo dhe udhëzimet e KQZ.


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar