KQZ mblidhet e plotë pas 2
vitesh, Biba sërish nënkryeta

KQZ mblidhet e plotë pas 2<br />vitesh, Biba sërish nënkryeta
TIRANE - Pas thuajse dy vjetesh në vakancë, Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve është tashmë i plotësuar me 7 antarë. Gjatë drekës së kësaj të premteje dhe pasi mori miratimin e Kuvendit një ditë më parë Denar Biba është zgjedhur me katër vota pro përmes një procesi votimi në KQZ si nënkryetar i këtij institucioni, duke mbajtur sërish postin që në prill të 2013 e la.

Edhe perfaqesuesit ligjor të partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjdhjeve kanë përgëzuar faktin që tashmë ky institucion është i plotësuar 

Ndërsa Edlira Jorgaqi e mbështetur nga Partia Socialiste do të mbajë postin e antares po ashtu edhe Gëzim Veleshnja që më heret ka luajtur rolin e shefit të kabietit të kryetarit të Kuvendit i mbështetur nga LSI do të mbaj tashmë postin e antarit në tryezën prej 7 përfaqësuesish.

Kryetarja e këtij komisioni, Lefterie Luzi duke ju referuar tashmë edhe konfigurimit të plotë të KQZ-së bëri apel që të punohet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne seancën maratonë të së enjtes Kuvendi miratoi tre emrat për të plotësuar vendet vakante në institucionin më të lartë zgjedhor. Denar Biba nga Kuvendi siguri 79 vota pro, Edlira Jorgaqi 77 dhe Gëzim Veleshnja 82 vota pro.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?

×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore