TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (
KQZ) nisi sot normalisht mbledhjen pa 3 anëtarët e KQZ të propozuar nga opozita. Shkarkimi nga detyrara e anëtarit Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, u pasua nga dorëheqjet e njëpasnjëshme të dy komisionerëve të PS-së, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Ndërsa dje anëtari tjetër i KQZ-së, i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani deklaroi pezullimin e veprimtarisë së tij, duke u solidarizuar me aktin e dy kolegëve.
Sot në KQZ, 3 karriget e opozitës janë bosh, ndërsa në vend të Ilirjan Muhos është ulur Klement Zguri i PR.
GJONCAJ I PS: NGJAN SI PIKE LOTI ME KQZ E 2011, LLESHI: S'JAM ANETARE POLITIKE
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj tha se KQZ është kthyer në organ politik. “E kam të pamundur të uroj anëtarin e ri të KQZ. Tre karriget e lëna bosh në këtë sallë flasin shumë aq sa dhe aktet qytetare të dorëheqjes si veprime civile dhe emancipuese. KQZ ka të njëjtët anëtarë të 2009 dhe 2011 që vërteton se është një organ politik. Ngjan si një pikë loti me atë të 2011”- tha përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj.
Në replikë kryetarja e KQZ-së tha “Klement Zguri ekspert i mirë i zgjedhjeve, i uroj mirëseardhjen. S'jam anëtare politike, kam konkurruar me CV për Kryetare KQZ
SKENDER TUFA KANDIDAT PER DEPUTET
Kreu i ish-të burgosurve politikë, Skënder Tufa pritet që të kandidojë për deputet në Qarkun e Tiranës. Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet sot në mbledhjen e KQZ, institucion i cili do të ketë vetëm 4 anëtarë. Sot do të shqyrtohen edhe një sërë vendimesh të tjera që kanë të bëjnë me emra për kandidatë deputetësh.
“Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Skënder Tufa si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
“Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Alket Troka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Fier, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zonjës Laureta Gjoni si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”, thuhet në njoftimin e KQZ. Sot pritet që të shqyrtohet dhe projekt-vendimi “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 71 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013.”, sipas listës së paraqitur në KQZ”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.6%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1774
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26