TIRANË - Hysen Osmanaj, anëtari i KQZ-së i propozuar nga PD-ja ka kundërshtuar idenë e një KQZ-je me vetëm një anëtar, propozim ky i Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi.
 
Osmanaj tha se "është tepër herët që të ketë KQZ me një anëtar. Formula e deritanishme ka qënë e suksesshme dhe tre anëtarët e dorëhequr duhet të ishin në punë.
 
Largimi i tyre ka qënë vullnet politik dhe jo vullneti i tyre i lirë; këtë e vërteton fakti se ata po futen në pozicione të mira pune.
 
Mendoj se duhet një konsensus i gjërë politik për ta bërë KQZ-në me 1anëtar , pavarësisht numrave në Parlament,"- theksoi ai.

Sipas Osmanajt, "ndërkombëtarët vlerësuan se zgjedhjet ishin të mira dhe kjo tregon se formula ka qenë e sukseshme, pavarëisht se duhet të ishin të tre anëtarët e dorëhequr, që kanë shkelur ligjin.

Nëse Parlamenti miraton dorëheqjen e tyre, tregon s e ata duhej të merrnin pjesë. KQZ-ja administroi zgjedhje të mira e të lira dhe ne jemi plotësisht të ligjshëm," - përfundoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)