KQZ merr dy vendime për zgjedhjet
e 18 qershorit dhe të Kavajës

KQZ merr dy vendime për zgjedhjet<br />e 18 qershorit dhe të Kavajës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi dy projektvendime për zgjedhjet e 18 qershorit dhe ato në Kavajë, që do të mbahen më 7 maj.
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
 
“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë dhe sekretarë të KQV-ve, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 Maj 2017”.
 
“Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ nr.34, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.
 
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e KQZ-së nr.110, datë 12.09.2002 “Për miratimin e strukturës, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së KQZ-së”, i ndryshuar”.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg