KQZ miraton buxhetin për partitë
PD merr 79 mln, PS 75.2 mln
Partia Demokratike do të marrë nga buxheti i shtetit gati 79 milionë lekë të reja për vitin buxhetor 2012. Partia Socialiste do të marrë 75.2 milionë. Lëvizjes Socialiste për Integrim do i jepen 11 milionë lekë, PDIU 8.2 milionë lekë, PBDNJ së Vangjel Dules 7.4 milionë lekë ndërsa Partisë Republikane 7.6 milionë lekë ndërsa Partisë Socialdemokrate 332 mijë lekë.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot buxhetin për partitë politike për vitin 2012.
KQZ miratoi në mënyrë unanime, vendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike për vitin 2012.
Partia Demokratike do të marrë nga buxheti i shtetit gati 79 milionë lekë të reja për vitin buxhetor 2012. Partia Socialiste do të marrë 75.2 milionë. Lëvizjes Socialiste për Integrim do i jepen 11 milionë lekë, PDIU 8.2 milionë lekë, PBDNJ së Vangjel Dules 7.4 milionë lekë ndërsa Partisë Republikane 7.6 milionë lekë ndërsa Partisë Socialdemokrate 332 mijë lekë.
Ligji ka parashikuar fondin prej 189 milione lekesh si mbeshtetje financiare për partitë politike për vitin 2012. Neni 19, pika 2, e Ligjit "Per partite politike", i ndryshuar, përcakton rregullat sipas të cilave bëhet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike:
a) 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor;
b) 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare;
c) 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.
Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare.
NDARJA NE KUVENDPartia Demokratike 68 vende
Partia Socialiste e Shqiperise 65 vende
Levizja Socialiste per Integrim 4 vende
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 1 vend
Partia Republikane 1 vend
Partia per Drejtesi dhe Integrim 1 vend
PARATE QE PERFITOJNE PARTITEPartia Demokratike 78.985.728 lekë
Partia Socialiste e Shqiperise 75.283.434 lekë
Levizja Socialiste per Integrim 11.045.574 lekë
Partia per Drejtesi dhe Integrim 8.214.462 lekë
Partia Bash.Drej. Njeriut 7.482.141 lekë
Partia Republikane 7.656.021 lekë
Partia Socialdemokrate 332.640 lekë
Totali 189.000.000 lekë
sg/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32