KQZ miraton disa projektvendime të rëndësishme


TIRANË, 13 Korrik /ATSH- I. Vata/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015, si dhe shpërndau mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë në KZAZ nr. 79, Aleanca për Shqipërinë Europiane, 9 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet,  6 mandate.
Po ashtu, KQZ shqyrtoi projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Vorë, si dhe shpërndau mandatet për koalicionet në KZAZ nr. 26,  Aleanca për Shqipërinë Europiane, 11 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet,  10 mandate.
KQZ shqyrtoi projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Tepelenë, si dhe shpërndau mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për KZAZ nr. 77,  Aleanca për Shqipërinë Europiane, 11 mandate,  Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet,  4 mandate.
Në mbledhjen e te henes KQZ shqyrtoi edhe projektvendimin, për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Sarandë, si dhe shpërndau mandatet për këshillin e bashkisë në KZAZ nr. 88, Aleanca për Shqipërinë Europiane, 20 mandate. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet,  9 mandate,  Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, 1 mandat, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, 1 mandat.
KQZ shqyrtoi edhe projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Krujë, si dhe shpërndau mandatet për këshillin e bashkisë Krujë, KZAZ nr. 20, Aleanca për Shqipërinë Europiane, 19 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 12 mandate.
Në vijim KQZ shqyrtoi projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Gjirokastër, qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Gjirokastër, qarku Gjirokastër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 78 . Aleanca për Shqipërinë Europiane, ka 21 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 10 mandate.
KQZ shqyrtoi  edhe projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Mat, qarku Dibër, si dhe shpërndau mandatet për këshillin e bashkisë Mat, KZAZ nr. 16. Aleanca për Shqipërinë Europiane mori 12 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet,  9 mandate.
KQZ shqyrtoi edhe Projektvendimin "Për hedhjen e shortit dhe relatimin e kërkesës ankimore nr. 113, të paraqitura nga subjekti zgjedhor, Aleanca Demokratike Shqiptare". KQZ vendosi mospranimin e kërkesës ankimore. /a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion