/ATSH-Gjergji Mima/ - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme me 7 vota pro, Projekt-udhëzimin, "Për proçedurën e hedhjes së shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit".
Në njoftimin e KQZ thuhet se, Komisioni shqyeroi dhe miratoi edhe Projekt-udhëzimin, "Për mënyrën e ngritjes, organizimit dhe funksionimin e Komisionit të Qendrës së Votimit".
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fund të mbledhjes, bëri me dije se mbledhja e ardhshme, do të mbahet ditën e premte, 6 mars, në orën 10.00.