Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin për partitë politike për zgjedhjet lokale të 2015. Shifra është miratuar në mbledhjen e radhës të
KQZ-së, me votat e gjithë anëtarëve.
Siç e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, për partinë më të madhe në sallën e Parlamentit shkon edhe pjesa e luanit, kështu Partia Socialiste do të marrë 73,7 milion lekë të reja.
Për demokratët në opozitë partia e dytë me më shumë deputetë në Parlament shkojnë, 52, 3 milion lekë të reja. Më pas lista vijon më Lëvizjen Socialiste për Integrim, që do të marrë 20,5 milion lekë. Më pas partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do marr 7,5 milion lekë. Lista vijon me PBDNJ e Vangjel Dules, që do të marrë shifrën e 4,1 milion lekëve, Partia Kristian Demokrate 4,1 milion, Fryma e Re Demokratike 3,5 milion lekë etj gjithë partitë që kanë marrë mbi 6 mijë vota në zgjedhjet e kaluara.
Mes partive që do të marrin fonde nga KQZ për zgjedhjet lokale, bie në sy edhe Aleanca Kuq e Zi, që do të marrë 3,1 milion lekë të reja. Fondi në total që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar për partitë politë politike është 190 milion të reja.
Fondet për partitë nga KQZ Partia Socialiste 73.7 milionë lekë
Partia Demokratike 57.2 milionë lekë
Lëvizja Socialiste për Integrim 20.5 milionë lekë
Partia Drejtësi, Integrim e Unitet 7.5 milionë lekë
Partia Republikane 6.6 milionë lekë
PBDNJ 4.1 milionë lekë
Partia Kristian Demokrate 4.1 milionë lekë
Fryma e Re Demokratike 3.5 milionë lekë
Partia Demokracia Sociale 3.1 milionë lekë
Partia Socialdemokrate 3.1 milionë lekë
Partia Demokristiane 3.1 milionë lekë
Aleanca Kuq e Zi 3.1 milionë lekëGjithashtu në mbldhje u shty miratimi i raportit për punën e KQZ në 2014, ku më pas do të votohet edhe në parlament. Tashmë Komisioni zgjedhor ka filluar zyrtarisht nga puna pregatitore për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53