KQZ vendosi përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve, për shfaqjen e fletëve të votimin, në vendin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 shtator. Ky proces është përdorur edhe në zgjedhjet pararendëse dhe tashmë KQZ disponon pajisjet kryesore të nevojshme për realizimin e tij.
Ndërkohë në mbledhjen e dy ditëve më parë KQZ ngriti shqetësimin për neglizhencën e partive politike për të paraqitur anëtarët për qendrat e votimit dhe grupet e numërimit, duke vënë në rrezik proçesin. Hysen Osmanaj, apeloi partitë politike të zbatojnë kodin zgjedhor ose në të kundërt do të përballen me penalitete. Nesër pritet që qytetarët e këtyre dy komunave të zgjedhin kryetarin e tyre.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)