KQZ miraton KZAZ Dibër,më shumë
përfaqësues të opozitës nga shorti

KQZ miraton KZAZ Dibër,më shumë<br />përfaqësues të opozitës nga shorti
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka emëruar anëtarët e KZAZ numër 19 për zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit në Bashkinë e Dibrës. KQZ vendosi emërimin e anëtarëve të KZAZ ku maxhorancën në këtë komision e ka opozita, pas shortit të hedhur në mbledhje e shkuar të KQZ.
 
Sipas të dhënave KZAZ e DIBRËS do të ketë 4 përfaqësues nga opozita, 3 nga PD e 1 nga PR, ndërsa maxhoranca do të ketë 3 anëtarë, 2 nga PS dhe 1 nga LSI, e ndërkaq sekretari i komisionit është propozim i PS.
 
Pas shkarkimit të Shukri Xhelilit nga Bashkia e Dibrës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese presidenti Nishani dekretoi datën 11 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve.
 
PS e ankimoi në Gjykatë Administrative vendimin e kreut të shtetit duke kërkuar fillimisht pezullimin e dekretit si dhe konstatimin si të pavlefshëm të tij.
 
Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për pezullim ndërsa në shtator pritet të shqyrtojë kërkesën për konstatim si të pavlefshëm të dekretit të presidentit. Nishani dekretoi datën e zgjedhjeve pa u zbardhur vendimi i kushtetueses por pas shkresë që ky organ i nisi kreut të shtetit bashkë me vendimin e gjykatës.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?