TIRANË -
KQZ miratoi sot pasdite listat shumemërore të 16 partive politike, të cilave ishin kthyer nga KQZ për plotësim dokumentacioni.
Partitë e regjistruara sot janë: Partia Komuniste
Partia për Unitet Kombëtar
Partia e Gjelbër
Partia Konservatore
Partia Ligj për Drejtësi
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
Partia Popullore Kristian-Demokrate
Partia Mendimi i Djathtë Liberal
Partia Social Punëtore
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
Partia Lëvizja Shqipëria e Re
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia Arbnore Kombëtare
Si përfundim drejt zgjedhjeve të 23 qershorit shkojnë 66 parti.
GJOBË PARTISË KRISTIAN-DEMOKRATEMeqë në 8 zona zgjedhore nuk respektoi kriterin e ndarjes gjinore (30% të kandidateve gra), KQZ gjobiti Partinë Kristian-Demokrate me gjobë 8 milionë lekë.
REFUZOHET KANDIDATJA E PAVARUR NË VLORËKQZ ka refuzuar kandidaturën e kandidates së pavarur në qarkun e Vlorës, Laureta Gjoni, pasi ajo ka mbledhur 2828 zgjedhës si mbështetës, që do të thotë se ka rreth 32 nënshkrime më pak se kriteri i kërkuar nga Kodi Zgjedhor në raport me popullsinë e qytetit. “Në këto kushte lista e zgjedhësve mbështetëse nuk mund të pranohet", vendosi KQZ.
REFUZOHEN VËZHGUESIT "ALKU"Një shoqatë, ALKU, ka paraqitur kërkesën për akreditimin e 120 vëzhguesve afatgjatë dhe 102 afatshkurtër për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Edhe pse kishte një përvojë në zgjedhjet lokale të 2011-s, kryetari i shoqatës, Edmond Stojku rezulton kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Tiranës. Në listë renditet në numrin rendor 18.
"Kjo përkatësi partiake bie ndesh me Kodin Zgjedhor, ku në nenin 6 përcaktohet se kandidatët e partive politike nuk kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues", theksoi kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së në KQZ-së, Genci Gjonçaj, e mbrojti përfaqësimin, duke theksuar se "kryetari i shoqatës Stojku e ka bërë kërkesën në emrin e shoqatës jo tijin personal". Në fund kërkesa u hodh poshtë nga KQZ dhe ALKU nuk u miratua si vëzhguese e zgjedhjeve.
Redaksia Online
(ma/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44