KQZ miraton në 4 orë diskutime
bashkimin e qendrave të votimit

KQZ miraton në 4 orë diskutime<br />bashkimin e qendrave të votimit
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në unanimitet udhëzimin për ngritjen e qendrave të votimit, vendndodhjen e tyre dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet e qershorit të ardhshëm.

Tonet u ngritën kur përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Saliani, propozoi që ambientet elektorale ku nuk mund të ngrihen qendra votimi të cilësohen edhe ato ku janë mbajtur materiale partiake.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti e cilësoi propozimin si demoniak, gjë që solli edhe reagimin e përfaqësuesit tjetër social Genc Gjoncaj.

“Nuk ka të drejtë asnjë nga ne as ta zvogëlojë hapësirën që për një çështje të caktuar krijon kodi as ta zmadhojë atë. Është diabolik propozimi që bëhet, diabolik po e them edhe një herë, propozimi që bëhet dhe mjaft me pasoja. Do ta lëmë formulimin siç është këtu”, u shpreh Kosovrasti.

"Meqenëse do respektojmë njëri-tjetrin në këtë tavolinë është mirë që të mos konsumojmë shprehje të tilla që kolegu sapo përdori. Ju lutem ndërhyni nëse ka shprehje ofenduese për propozimet tona. Secili ka qëndrimin e vet dhe ne mbajmë një qëndrim që ne mendojmë se është më i miri dhe më i sakti në raport me procesin që ju po ndiqni”, tha Gjoncaj.

Për të miratuar dhjetë nenet e Udhëzimit mbledhja zgjati rreth 4 orë, për shkak edhe të propozimeve të shpeshta të demokratit Kosovrasti që sollën diskutime, ndonëse në pjesën më të madhe nuk reflektuan ndryshim të tekstit.

(im/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)