Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa projektvendime për regjistrimin e pesë partive politike për zgjedhjet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një njoftim për mediat, bën me dije se "në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro, Projekt-vendimin, "Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë  "Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë"-"Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen"-"Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane", - "Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë"-"Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë", për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015./atsh/