/ATSH-Gjergji Mima/ -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi sot që t'i përcjellë Ministrisë së Brendshme raportet e audituesve Armand Teliti dhe Ened Kërçini, mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile".
Gjithashtu në mbledhjen e sotme KQZ shqyrtoi dhe mirtoi projekt-vendimin, Për shqyrtimin e kërkesës së disa partive për regjistrimin si subjekt zgjedhor, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015". KQZ vendosi të regjistrojë Partinë, "Rruga e Lirisë", ndërkohë KQZ vendosi të mos regjistrojë Partinë "Rruga e Vërtetë Shqiptare", Partinë "Partia e Pajtimit Kombëtar", Partinë "Shkodra 2015"dhe Partinë "Partia e Emigracionit Shqiptar".
KQZ miratoi edhe projekt-vendimin, "Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve ë KZAZ-ve, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015".
KQZ miratoi edhe projekt-vendimin, "Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015". KQZ vendosi caktimin e qendrave të votimit në ndërtesa private.
/Shqiptarja.com