KQZ miraton shpërndarjen e fondeve
për partitë, debate për elektronikën

KQZ miraton shpërndarjen e fondeve<br />për partitë, debate për elektronikën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e fondeve për partitë politike ndërsa nuk ka munguar edhe debati rreth mundësisë së implementimit të votimit elektronik.
 
Pas deklaratave të kreut të këtij institucioni se elektronika është e pamundur të implementohet në këto zgjedhje ka reaguar përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Njazi Kosovrasti.
 
Ai i është drejtuar Denar Bibës duke i thënë se nuk mund të flasë në emër të Komisionit Qendror Zgjedhor.
 
“Jep dorëheqjen sepse nuk mund të thoni ju që teknologjia nuk implementohet. Thuaj qe bej dot këtë punë, ç’punë keni ju a behet apo jo?”, është shprehur ai.
 
Ndërsa Biba vijon të mbroje idenë se ky pretendim është qesharak pasi nuk mund të ketë votim e numërim elektronik me 18 qershor. Sipas tij 5 muaj janë të pamjaftueshëm për të implementuar këtë sistem.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg