TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot masat e shpërblimit për zgjedhjet e pjesshme, që do të mbahen në 1 shtator në dy komuna; Rrethina në Qarkun e Shkodrës dhe Dardhas në Qarkun e Korçës
KQZ caktoi masën e shpërblimit në vlerën 25 000 leke për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-së, 20000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, 4000 lekë për kryetarin e KQV-së, 3500 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së dhe 5000 lekë për anëtarët e Grupit të Numërimit e zgjedhjeve të pjesshme.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë së bashku në këto zgjedhje nën siglën e aleancës “ASHE”, ndërsa Partia Demokratike e vetme.
Partia Socialiste do t'i lërë LSI-së komunën Dardhë të Qarkut të Korçës, ku të majtët mbështesin Genci Hamollarin, kandidaturë e propozuar nga LSI.
Nga ana tjetër LSI ka pranuar të mbështesë kandidaturën e PS në zgjedhjet që do të zhvillohen për kryetar të komunës Rrethinat e qarkut të Shkodrës, ku edhe aty kryetari është shkarkuar.
Kjo forcë do të kandidojë në këtë komunë me kandidatin Luan Arusha. Kjo si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit të arritur prej disa muajsh mes këtyre dy forcave.
Ndërkohë që pas zgjedhjeve të 1 shtatorit për kryetarin e këtyre komunave, pritet që shumë shpejt të pasojnë zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Korçë, pas mbetjes vakant të këtij posti me caktimin e Niko Peleshit si zv/kryeministër.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com