TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 18.00 për miratimin e listave shumë emërore të partive politike të regjistruara në
KQZ, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, në rend të ditës do të jetë vetëm shqyrtimi dhe miratimi i listave të kandidatëve.
Partitë politike përmbyllën listat ditën e hënë dhe i depozituan ato në KQZ, brenda afatit ligjor, që ishte ora 00:00 e datës 06 maj. Në listat e dy partive kryesore të PS e PD pati surpriza .
Kryetari i PS, Edi Rama, nuk përfshiu në listën e qarkut të Vlorës dhe në asnjë qark tjetër Arben Malajn, ish-ministrin e ë Financave gjatë qeverisjes 8-vjeçare të socialistëve.
Lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit ka jo pak, por 31 emra të rinj, të cilët janë të sigurt në 12 qarqet e vendit. Diçka më pak se 50 për qind e listës së demokratëve është rinovuar në krahasim me atë të katër viteve më parë. Qarku që është prekur më shumë është ai i Tiranës, ku nga 15 deputetë që PD-ja fitoi në zgjedhjet e 2009-s, sot gjashtë nuk janë, ose janë në vende ku nuk fitojnë.
Bëhet fjalë për;PSV’91, Partia Ambientaliste, Partia e Punës së Shqipërisë, Partia e Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Ardhmëria Shqiptare, Partia Arbënore Kombëtare, Partia e Pajtimit Kombëtar, PSM, Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar, Partia e Alenca Barazi dhe Drejtësi Europiane, PR, Partia Tolerenca e Re e Shqipërisë, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar, Partia e Gjelbërt, Partia Komuniste Shqiptare, Partia e Çështjeve Shqiptare, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Konservatore, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Partia Aleanca Popullore, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Partia e Drejtave të Mohuara, Partia Rruga e Lirisë, Partia Shqiptare “Atdheu”, PLL si dhe FRD.
Ndërkohë që dje mungesa e transparencës së KQZ për publikimin e listave shumëemërore të partive për kandidatë për deputetë u ngrit dje si shqetësim nga përfaqësuesi ligjor i PS. Ndërkohë që sot pritet të shyqrtohen listat e disa partive , ku mungojnë partitë e mëdha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44