KQZ miraton sot modelin e fletës
së votimit, e njëjtë me ato të 2009

KQZ miraton sot modelin e fletës <br />së votimit, e njëjtë me ato të 2009
TIRANE- KQZ miratoi me 7 vota pro, 0 kundër disa karakteristika të fletës së votimit. Përmasat ngjyra dhe bakordi do të vendosen në një moment të dytë pasi të përmbyllet dhe numri i pjesëmarrësve në zgjedhje dhe caktimi i specifikave të projektit SEN në Fier.

Zgjedhjet e 23 qershorit do të realizohen me të njëjtin model të fletës së votimit si në zgjedhjet e shkuara parlamentare të 2009. 

"Fleta e Votimit duhet të ketë ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore si dhe prodhimi i saj do të bëhet në blloqe pa kundërfletë. Gjithashtu Fleta e Votimit duhet të jetë prej letre, me ngjyrë, trashësi dhe elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjësën e pasme të saj. Fleta e votimit duhet të përmbajë dhe elemente sigurie, të cilat garantojnë sigurinë e prodhimit dhe përdorimit të saj”, thuhet në relacionin e KQZ.

Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar numri i fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet e ardhshme, pasi në zgjedhjet e 2009-ës janë prodhuar plotë 3.2 milione fletë votimi.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë