KQZ miraton sot ngritjen e Qendrave
të Votimit në ambiente private

TIRANE-  Katër anëtarët e mbetur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pritet që të miratojnë mbledhjen e sotme projektvendimin për ngritjen e disa qendrave të votimit në ambiente private. Ndërkohë që më parë qendra votimi në ambiente private janë ngritur në Durrës, Lezhë, Shkodër, Tiranë e Fier.

Përfaqësuesit e partive politike në KQZ kanë shprehur rezerva për disa ambiente private në njësi të caktuara votimi, të cilat kanë kaluar për verifikim nga ana e administratës së KQZ.

Po ashtu në rendin e ditës së mbledhjes së sotme është përfshirë dhe shqyrtimi i projekt-vendimit “Për miratimin e Vëzhguesve të Qendrës “Polit On”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.

Më parë u miratuan një numër i caktuar vëzhguesish nga qendra të ndryshme në vend, të cilat kanë bërë kërkesë pranë KQZ për të patur vëzhguesit e tyre në zgjedhjet parlamentare në 23 qershor.

Ashtu si mbledhjet e fundit që ka mbajtur ky institucion, pritet që dhe sot të jenë po 4 anëtarë që do të bëjnë të mundur miratimin e çështjeve në rendin e ditës.


Redaksi Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv