Komisioni Rregullator, ditën e sotme zhvilloi mbledhjen duke  shqyrtuar i projekt-vendimin "Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Ky projekt vendim për specifikimet e fletës së votimit u miratua me 5 vota pro nga Komisioni Rregullator. Është parashikuar gjatësia dhe gjerësia e Letrës së fletës së  votimit. Fleta përmban  stemën e Republikës së Shqipërisë, logon e KQZ-së, bar kode dhe numra serial.

Po ashtu është parashikuar gjatësia dhe gjerësia e fletës, ndërkohë që si gjithmonë është vendosur edhe për përmbajtjen e stemës së Republikës, logos së KQZ-së, bar kodeve dhe numrat serialë. Megjithatë Komisioni Rregullator mund të ndryshojë përmasat e fletës së votimit në varësi të listave shumë emërore në zona të ndryshme. 

“Lidhja 1 janë specifikimet teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvend më 25 Prill. Lloji i letrës ëatermark 90 gram për metër katrorë, me fibra karboni ultraviolet dy shtresa me certifikatë origjine, i vazhdueshëm, me skicë speciale, me mikroprintime, elementë në printime që shikohet me rreze ultravioletë. Zarfi me elementët e sigurisë dorëzohet i vulosur nga operatori ekonomik që depozitohet në KQZ. Dimensionet e fletës së votimi.  Gjerësia 297 mm, gjatësia 420 mm. Specifikime të përgjithshme; Pra fleta përmban skemën e Republikës së Shqipërisë me ngjyra, logon e KQZ-së me ngjyra, bar kodet, numrat serialë, qarku me dy shifra dhe numri i QV me 5 shifra”, tha Nano gjatë mbledhjes.

Specifikat e fletës së votimit

Format A5 I letrës

Gjerësia e fletes 297 mm

Gjatësi 420 mm

Fleta përmban stemën e Republikës së shqipëris me ngjyra.

Logon e KQZ

Numrin e qendrës së votimit  me 5 shifra

Numrin  e qarkut me dy shifra