KQZ miraton tre projektvendime të rëndësishme për zgjedhjet vendore të qershorit


 
TIRANË, 27 Janar/ATSH/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota disa projektvendime të rëndesishme për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një deklrarate për mediat bën me dije se u miratua projektvendimi "Për miratimin e procedurave për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit ditën e votimit në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2015?, Projektvendimin "Për miratimin e modelit të kodeve të sigurisë, që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015?. Vulat me kodet e sigurisë që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015, do të jenë në ngjyrë të zezë, me numër 6-shifror me ngjyrë të bardhë. Ndërkohë, vulat me kodet e sigurisë rezervë, do të jenë në ngjyrë bojeqielli e lehtë, me numër 6-shifror me ngjyrë të zezë, si dhe projektvendimin "Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës të KZAZ-ve, që do të përdoren në zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015."
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet ditën e hënë, dt. 02.02.2015, në orën 15.00./i.v//a.ke/
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore