KQZ në godinë të re, por pa sallë
Luzi: Ambientet e reja, jo funksionale

KQZ në godinë të re, por pa sallë<br />Luzi: Ambientet e reja, jo funksionale
Ndonëse prej disa kohësh administrata e KQZ është transferuar në ambiente të reja dhe është punuar per ambientet e reja, ku shteti vuri në dispozicion buxhetin përkatës, trupa e KQZ në këtë mbledhje të parë u detyrua të mblidhej në ambiente të papërshtatëshme. Salla e madhe e e mledhjeve të Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve është jashtë funksionit ndërsa kjo u reflektua edhe në celje të fjalës së kryetarës Lefteri Luzi e cila tha se nuk ka fonde për të bërë të përshtatshëm këtë ambient. 

Rreth dy vite më parë qeveria mori nje vendim për zhvendosjen e administratës së KQZ nga godina ekzistuese për ta vendosur atë në krah të Minsitrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ndonëse buxheti i shtetit ka miratuar një fond për rikonstruksionin dhe përshtatjen e ambienteve të reja për amdisnitratëtn e KQZ ende salla e trupës së KQZ nuk është funksionale për shkak të mungesës së fondeve.

Por jo vetëm kaq, në një shkresë drejtuar Minsitrisë së Financave dhe të Ekonomisë, kryetarja e KQZ Lefteri Luzi thekson se ambientet janë të papërshtatëshme pasi sic thuhet se nuk ka ambiente maganizimi dhe se zyrat janë të papërshtatshme.

Në këto kushtet shuma që kërkon kthimin në ambiente të përshtatshme të godinës së re shkon në rreth 38 milion lekë të reja ndërsa buxheti për zërin e investimeve është iu pamjaftueshëm.


dokument kqz

dokument kqz

Ndërkaq KQZ në këtë mbledhje vendosi të miratojë procedurën për asgjësimin e fletëve të votimit, që u përdorën në zgjedhjet lokale të 2015.

Trupa e KQZ ra dakort që fillimisht të synohet riciklimi i këtyre fletëve dhe në rast se kjo është e pamundur, do të hapen kutitë e materialeve zgjedhore, të arkivohen e më pas fletët e votimit të digjen.

kqz
kqz
kqz
kqz
kqz
(Godina e re e KQZ) FOTO

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit

Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit