KQZ në kolaps, edhe Jani Jani
ngrin veprimtarinë e tij në KQZ

KQZ në kolaps, edhe Jani Jani <br />ngrin veprimtarinë e tij në KQZ
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor hyn në kolaps pasi anëtari i tretë i propozuar nga e majta parlamentare, Jani Jani, i PBDNJ ngrin marrëdhëniet me institucionin. Vendimi i Janit parashikon mospjesëmarrjen e tij në asnjë nga mbledhjet e KQZ-së.

Me pezullimin e aktivitetit të Jani Janit, dhe dorëheqjen e dy anëtarëve Biba e  Shtylla dhe shkarkimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho, KQZ nuk mund të marrë asnjë vendim me shumicë të cilësuar.  Jani i PBDNJ-së solidarizohet me dorëheqjet e dy anëtarëve të propozuar nga PS, Denar Biba dhe Albana Shtylla.

PSE NGRIVA MARREDHENIET


"Ngjarjet e diteve te fundit qe nisen me debatet per lirimin e nje anetari te KQZ-se dhe qe u finalizuan me nderprerjen e mandatit ne menyre te kundraligjshme me dhunen e kartonave si edhe aktet e doreheqjes se dy kolegeve te mi, me obligon te shpreh mendimin dhe qendrimin tim si anetar i KQZ-se.  Kam pranuar me deshire detyren e anetarit te KQZ-se , vetem e vetem per te kontribuar ne proceset zgjedhore dhe per te permiresuar imazhin e vendit ne endrren tone europiane, dhe per kete jam betuar qe detyrat e mia do ti kryej me paanshmeri, ne menyre te pavarur dhe gjithmone ne perputhje me ligjin. Pervec kesaj ne asnje rast nuk harroj se, dua s’dua, ne kete post perfaqesoj dhe komunitetin grek ne Shqiperi, nje komunitet qe ka kontribuar ne te gjitha fazat historike te ketij vendi.
Kam besuar se ajo qe shprehet ne ligj nuk eshte e detyrueshme vetem per ne, por edhe per politiken. Per fat te keq konstatoj, duke marre shkas nga zhvillimet e fundit se forca te caktuara politike dhe konkretisht mazhoranca aktuale haptazi ka ndermarre veprime qe cenojne pavaresine e ketij institucioni duke shkelur ligjin. Gjithashtu vleresoj aktin e doreheqjes se dy kolegeve te mi si zgjedhje te drejte te bindjes se tyre.
Se fundmi dua te nenvizoj se per arsye te situatave te krijuara dhe ne pritje te nje reflektimi real, te dukshem te politikes per te hequr dore nga tentativat per te cenuar pavaresine e ketij institucioni, si edhe ne shenje solidariteti me koleget e mi, deklaroj ngrirjen e veprimtarise time formale ne KQZ. "- argumenton dorëheqjen e tij Jani Jani.

NESER KQZ MBLIDHET PA 3 ANETARE

Në këtë situatë nga zyra e shtypit e KQZ-së vjen njoftimi se nesër ky institucion do të mblidhet në orën 13: 00 dhe në rend dite janë pr/vendime të cilat mund të miratohen me 4 vota.
 
- Projekt-vendim:“Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Alket Troka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Fier, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
- Projekt-vendim:“Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zonjës Laureta Gjoni si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
- Projekt-vendim:“Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Skënder Tufa si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
- Projekt– vendim: “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 71 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013.”, sipas listës së paraqitur në KQZ.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur