KQZ, Luzi përplaset me
Kosovrastin, refuzon t’i jap fjalën

KQZ, Luzi përplaset me<br />Kosovrastin, refuzon t’i jap fjalën
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar dje projekt-rregulloren “Për përbërjen, mënyrën e ngritjes dhe të funksionimit si dhe procedurat që ndjek Bordi i Monitorimit të Medias”, gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit.

Gjatë mbledhjes së djeshme ajo që ka rënë në sy, ishte fakti se gjatë diskutimit të kësaj projekt-rregulloreje, kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, ka debatuar në pjesën më të madhe të mbledhjes me përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti.

Luzi ka refuzuar në disa raste t’i jap fjalën Kosovrastit pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme të këtij të fundit. Mazhoranca vendosi që të mos marrë drejtimin e KQZ-së, përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, ndërkohë që vetë komisioni i kërkoi Kuvendit ndryshime në Kod.

Gjithashtu në mbledhjen e djeshme, është miratuar edhe Manuali i Komisionit të Qendrës së Votimit, për Zgjedhjet dhe Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore