Sipas të dhënave rezulton që PS e PD marrin pjesën më të madhe të fondeve.
Partia Socialiste merr 28 milion e 44 mijë lekë, Partia Demokratike 20 milion e 771 mijë lekë, LSI 7 milion e 94 mijë lekë, Partia Republikane 2 milion e 50 mijë lekë, PDIU 1 milionë e 767 mijë lekë, pjesa tjetër e fondit total prej 65 milion do t’u kalojë partive të tjera të vogla politike.
Ndërkaq në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është diskutuar gjatë për udhëzimin që duhet të nxjerrë KQZ sa i përket ndryshimeve në ligjin për partitë politike të miratuar në seancën e jashtëzakonshme në kuvend.
Ndryshimet kanë të bëjnë me përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore apo edhe emërimi I ekspertëve financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike.
Po ashtu KQZ vendosi të emërojë dhe shkarkojë disa anëtarë KZAZ-je për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com