KQZ ndëshkon 4 njësi vendore
nuk sollën materialin e kërkua

KQZ ndëshkon 4 njësi vendore<br />nuk sollën materialin e kërkua
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjatë mbledhjes së kësaj të hëne, të marrë masë administrative ndaj kryetarëve të Komunave apo Bashkive, të cilët nuk kanë dorëzuar në institucionin më të lartë zgjedhor të dhënat për Qendrat e Votimit së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve.
 
Nga sanksionet e parashikuara ndaj 11 drejtuesve vendorë të cilët nuk e kanë përmbushur këtë detyrim , vetëm 4 prej tyre kanë marrë gjobë.
 
Kjo masë administrative varionte nga 10 mijë leke deri në 50 mijë lekë të reja . Kryetarët e komunave janë justifikuar me argumentin se i kanë dërguar me postë dhe është faji i saj që nuk I ka sjelle ne KQZ .
 
Për 7 komuna e bashki që sollën materialin gjatë mbledhjes antarët e KQZ kanë vendosur te mos japin masë ndëshkuese .
 
Ndonëse afati i këtyre materialeve ishte deri më 25 janar për t’u dorëzuar ka ende komuna e bashki të tjera që nuk i janë përgjigjur thirrjes së përsëritur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve .
 
Ja njësitë vendore që janë gjobitur për mos dorëzim dokumentacioni 
Reshit Fraholli, Kryetar i Komunës Çërravë, Qarku Korçë, gjobë 10.000 lekë.
Jakup Beqiri, Kryetar i Komunës Kolonjë, Qarku Fier, gjobë 10.000 lekë
Sulejman Ibrahimi, Kryetar i Komunës Ishëm, Qarku Durrës, gjobë 50.000 lekë
Dalip Kanaçit, kryetar i Komunës Otllak, Qarku Berat, gjobë 50.000 lekë
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore