KQZ-NDI: NDI mbështetje e
vazhdueshme për KQZ
Përmes diskutimeve u trajtuan problematikat e evidentuara në zgjedhjet e fundit parlamentare përsa i përket monitorimit të fushatës zgjedhore, auditimit dhe raportimit të financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore dhe vitit kalendarik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Ambasadës Britanike në Tiranë dhe USAID, organizoi një tryezë teknike me Komisionerët dhe Administratën e
KQZ-së, duke u fokusuar në rolin që KQZ duhet të luajë si rregullator i financimit të partive politike në Shqipëri dhe duke krahasuar teknikat e përdorura nga ai me praktikat më të mira ndërkomëbtare. Gjithashtu, janë evidentuar të metat dhe problematikat që KQZ ka shfaqur, me qëllim përmirësimin.
Kjo tryezë teknike u zhvillua në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që NDI ka dhënë për KQZ-në, me synim forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e strukturës përkatëse për kontrollin dhe verifikimin e raporteve të auditimit të financave të partive politike përmes hartimit të një kuadri rregullator, procedural dhe metodologjik.
Përgjatë dy ditëve, ekspertët e NDI prezantuan praktikat më të mira ndërkombëtare (USA, UK, Francë e tjerë), duke bërë krahasimin e tyre me rastin shqiptar lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e rregullatorit të financimit të partive politike.
Përmes diskutimeve u trajtuan problematikat e evidentuara në zgjedhjet e fundit parlamentare përsa i përket monitorimit të fushatës zgjedhore, auditimit dhe raportimit të financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore dhe vitit kalendarik.
Gjithashtu, Komisionerët dhe Administrata e KQZ-së adresuan boshllëqet dhe dobësitë legjislative, si edhe shkëmbyen ide se si mund të përmirësohet kuadri ligjor, për të bërë të mundur transparencë sa më të plotë të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.
Gjetjet dhe konkluzionet e tryezës do të materializohen në një paketë rekomandimesh për financimin e partive politike.
d.gj/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44