KQZ nesër vendos për
asgjësimin e fletëve të votimit

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendos nesër për asgjësimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Nëpërmjet një komunikate për mediat, institucioni ka njoftuar për mbledhjen e radhës ku katër anëtarët e KQZ do të votojnë për asgjësimin e fletët e votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e Hënë, më datë 01.09.2014, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: 1.•Projekt-vendim: “Për një ndryshim në Vendimin nr.8, datë 10.02.2014, “Për miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 23.06.2013; 2.•Projekt-vendim: “Hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013”,- thuhet në njoftimin e KQZ-së.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)