KQZ nuk pranon vëllain e Fufit, lë
në garë të dorëhequrin Altin Biba

KQZ nuk pranon vëllain e Fufit, lë<br />në garë të dorëhequrin Altin Biba
TIRANE- Partia Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Kurbinit do të garojë sërish me kandidatin Altin Biba. Kryetarja e KQZ-së Lefteri Luzi edhe dje bashkoi votat me tre përfaqsuesët e mazhorancës për të mos pranuar doreheqjen e dhënë nga Altin Biba dhe duke e lënë në fuqi vendimin për të qenë ai kandidati i opiozitës në këto zgjedhje në Kurbin. Në këtë mënyrë, KQZ i privoi edhe një hërë mundësinë për të kandiduar për këtë bashki vllait të deputetit Mhill Fufi, kandidatit tjetër të PD-së, Ilir Pjetrajt.

Vendimi është shoqëruar me debate të forta dhe akuza nga ana e opozitës, e cila e ka cilësuar këtë vendimarrje si dhënie në tavolinë të fitores për Partinë Socialiste. KQZ vendosi dje t’i bindet vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të pranuar kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike por duke i konsideruar si të paarsyetuara motivet e dhëna për dorëqjen e tij, kanë lënë sërish në garë kandidatin e parë të PD-së Altin Biba.

Ky vendim është kundërshtuar nga përfaqsuesit e opozitës në KQZ të cilët, kanë kërkuar që në garë për PD në Kurbin të jetë Ilir Pjetraj, pasi kandidadi i parë për arsye familjare dhe shëndetësore ka deklaruar se do ta ketë të pamundur për të marrë pjesë në garë. Sipas anëtarit të opozitës, Klement Zguri ky akt i miratuar nga KQZ është dhënie në tavolinë e fitores për të majtën.”Diku tjetër, po për pakujdesi tonën, çregjistrohen zgjedhës nga zona të tjera dhe regjistrohen në një zonë tjetër, thjesht dhe vetëm për interes elektoral.

E kalojmë shumë lehtë. Është njësoj si t’u japim në tavolinë. Por nuk ndodh kështu. Zgjedhjet janë për të konkuruar dhe për të fituar ai që është më i miri”, u shpreh Zguri. Ndërkohë që oponencë me Zgurin për këtë çështje ka bërë vetë kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi. Sipas saj, opozita nuk ka kërkuar asnjë llogaridhënie për vendimin e paraqitur nga kandidati i saj, i cili u dorëhoq.”Jo me kaq patos atë që kërkon për këtë tavolinë, KQZ, që pse nuk i paskemi kthyer përgjigjie zotërisë që në datën 9?! Ku është e drejta e kandidatit?

Kush është ky që ka zgjedhur të kandidojë edhe si subjekt dhe nuk paska fare përgjegjësi? Kandidon sa herë t’i dojë qejfi dhe dorëhiqet kur të dojë? Ku është kjo forcë politike që kandidon njerëz që dorëhiqen brenda ditës, brenda natës? Ku e kanë përgjegjësinë?

Duhet ta shohim panoramën nga të gjitha anët”, deklaroi Luzi. Vendimi për të mos pranuar kandidat tjëtër për bashkinë e Kurbinit, është arsyetuar nga mazhoranca edhe si një mesazh i qartë për çdo zëvendësim që forcat politike mund të kërkojnë në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit. Edhe Kolegji Zgjedhor thekson se nuk pranon më regjistrim të kandidatëve pas mbylljes së afateve ligjore.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara