KQZ nuk regjistron Grida Dumën si 
kandidate, probleme me mbiemrin

KQZ nuk regjistron Grida Dumën si <br />kandidate, probleme me mbiemrin
TIRANË­- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer mbrapsht për plotësim dokumentacioni kandidaturën e Grida Dumës për Bashkinë e Durrësit.
 
Shkak për kthimin e dokumentacionit është bërë mbiemri i saj , pasi në dokumentet figuronte me dy mbiemra.
 
Gjatë mbledhjes ka pasur debate për mbiemrin e kandidates së të djathtëve, pasi ajo ka kërkuar të regjistrohej me dy të tillë (Grida Duma Shqina).
 
Gjithashtu në mbledhjen e sotme KQZ miratoi vendimin për “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 21 qershorit.
 
Bordi i Monitorimit të Medias përbëhet nga Basir Çollaku, Florian Seriani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni.
 
KQZ miratoi edhe projekt­vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 21 qershorit.
 
KQZ vendosi regjistrimin e Viktor Tushaj, si kandidat të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për kryetar të Bashkisë së Lezhës.
 
Po kështu u vendos regjistrimi i Vasil Bedinaj, si kandidatit i propozuar nga zgjedhësit, për kryetar të Bashkisë Vlorë.
 
Gjithashtu në listën e kandidatëve për Bashkinë e Fierit është regjistruar sot edhe Albert Çaçi, si kandidat i propozuar nga Partia Socialdemokrate.
 
Po ashtu KQZ miratoi edhe disa vendime të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore.
  
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'