Nga 107 vota gjithsej PS 41, PD 29, LSI 28 vota.
Ndërsa më herët në KQZ u shqyrtua ankimimi i PD për tabelat përmbledhëse të ZAZ 81 në Qarkun e Vlorës, për verifikimin e tabelave përmbledhëse.
Çështjen në fjalë e ka relatuar anëtarja e KQZ-së, Vera Shtjefni, e cila e konsideruar kërkesën në përputhje me Kodin Zgjedhor sa i takon përmbushjes së kritereve ligjore.
Megjithatë vendimi për këtë kërkesë ankimore nuk mund të merret nga KQZ për arsye të mungesës së kourumit prej pesë anëtarësh, çka solli edhe shtyrjen e kësaj çështjeje për mbledhjen e radhës.
Redaksia Online
(j.k/e.s/shqiptarja.com)